Lufta Kosovë-Serbi për Vlokswagenin, Vuçiq intensifikon propagandën

Lufta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të thithur investimin e gjigantit gjerman ‘Volkswagen’ po ashpërsohet dita ditës.

Vuçiq ka paralajmëruar se gjiganti gjerman do të investojë në Serbi, ndërkohë ministri i Tregtisë së Republikës së Kosovës, Endrit Shala, i ka dërguar një letër zyrtare kompanisë gjermane, përmes të cilës e ka ftuar që të investojë në Kosovë.

Ndërkohë sot Vuçiq në një paraqitje televizive ka reklamuar një orë të ‘Volkswagen’, të cilën thotë se ia ka dhuruar ministri serb i financave, Sinsa Mali

Vuçiq thotë se e mbartë atë orë vetëm për qejf, dhe tregon se ministri serb i financave e kishte marrë atë gjatë vizitës së fundit në Gjermani në Wolfsburg, si shenjë për tërheqjen e investimit të të Volksëagen në Serbi.

Ai ka treguar se ajo orë ‘Volkfswwagen’ kushton rreth 129 euro.

Në fund Vuçiq ka treguar se ende nuk kanë arritur që të sigurojnë investimin gjerman në Serbi.

“Shpresojmë që do të jemi në gjendje të fitojmë investimin e Volksëagen”, ka përfunduar ai.