Luks i çmendur në Dubai, hapet pishina më e lartë në botë

Hapet pishina më e lartë në botë. Ajo ndodhet në Dubai, në resortin Address Beach Resort dhe të ofron një panoramë thuajse 360 gradë të destinacionit luksoz.

Pishina që është futur në rekordin Guinnes, është 304.8 metra mbi nivelin e detit, 94.84 e gjatë dhe 16.5 metra e gjerë.

Ajo ndodhet në katin e 77-të dhe është gati dy herë më e madhe se një pishinë me madhësi olimpike.

Megjithatë, hyrja për në pishinë është e limituar pasi në të mund të futen vetëm personat mbi 21 vjeç, që banojnë në apartamentet 1.4 milionë dollarëshe të resortit.