Lumir Abdixhiku tregon për kthimin e 39 qytetarëve në Kosovë: Zhvillimet tjera s’janë brenga jonë tani

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se sot herët në mëngjes janë kthyer 39 qytetarë të ngujuar, në Kosovë. Në mesin e të kthyerve është edhe ekipi Kombëtar i Boksit. Abdixhiku ka njoftuar se të gjithë këta do të vendosen në karantinë 14 ditore në Qendrën Studentore në Prishtinë

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku ka thënë se kthimi i qytetarëve të evidentuar nga ambasadat do të vazhdojë në mënyrë të kujdesshme dhe të organizuar. Ka thënë se se zhvillimet e tjera s’janë brengë e tyre tani, duke aluduar kështu për zhvillimet politike në vend, përkatësisht mocionin e mobesimit të LDK’së për Qeverinë Kurti.

Ai ka bërë thirrje që qytetarët e ngujuar të vazhdojnë t’i kontaktojnë ambasadat.

“Kthimi i qytetarëve të evidentuar nga ambasadat tona jashtë, në mënyrë të kujdesshme, të organizuar e pa rrezik për qytetarët këtu – do të vazhdojë. Këtë punë do ta bëjmë dhe zhvillimet tjera s’janë brenga e jona tani”, ka shkruar Abdixhiku.