Lundroni në epokën e re të informatikës portabël me Galaxy Book S

Samsung Electronics Co., Ltd. prezantoi sot Galaxy Book S, një pajisje kompjuterikeportabëlqë të ndryshon jetën, e projektuar enkas për përdorues me performancë të lartë, të cilët nuk duan të mbajnë nëpër duar laptopët tradicional me përmasa të tepërta dhe elementë pa fund. E projektuar për personat e suksesshëm – novatorët, largpamësit, ata që i bëjnë gjërat ndryshe nga të tjerët për të ecur më larg – Galaxy Book S fuqizon gjeneratën e re të manjatëve celularë.

Me Galaxy Book S, Samsung aspiron drejt një epoke të re të informatikës portabël me një pajisje që shfrytëzon më së miri elementët celularë dhe konektivitetin e telefonave inteligjentë, si dhe produktivitetin e fuqishëm të një kompjuteri. I programuar në bashkëpunim me gjigantët në treg në fushën e teknologjisë, Galaxy Book S përfiton nga pozicioni i Samsung si lider në teknologjinë celulare, duke iu bashkuar platformës së forcës punëtore të renditur në klasifikimet më të larta të mundësuar nga Microsoft dhe performancën celulare lider në këtë industri të mundësuar nga Qualcomm. Kjo pajisje e kësaj kategorie novatore ofron konektivitetin Gigabit LTE, kapacitete të menjëhershme dhe një dizajn premium, të mundësuar nga Windows 10 dhe platforma moderne kompjuterike Qualcomm® Snapdragon™8cx. Me Galaxy Book S, përjetoni lirinë e një dimensioni të ri të pajisjes portabël që ju lejon të punoni kudo dhe kurdo, pa ju mbajtur lidhur te tavolina e punës apo te divani.

“Ne në Samsung besojmë se inovacioni i vërtetë bëhet i mundur vetëm duke pasur një qasje të hapur dhe bashkëpunuese, ku prindërit bashkohen dhe motivohen të thyejnë barrierat dhe të bëhen njësh me përvojën kompjuterike,” u shpreh DJ Koh, President dhe Drejtor Ekzekutiv i Divizionit të IT & Komunikimeve pranë Samsung Electronics. “Galaxy Book S është një kombinim perfekt i elementëve më të mirë celularë që Samsung ofron në bashkëpunim me zgjidhjet më të mira të produktivitetit të Microsoft dhe kapacitetet e performancës teknologjike të Qualcomm, me qëllim ofrimin e përvojës më të mirë të produktivitetit celular që mund të gjeni sot në pajisjet portabël.”