Lutfi Hazirit del negativ në testin e koronavirusit

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka rezultuar negativ në analizat për koronavirus.

Kështu ka njoftuar vet Haziri përmes një postimi në Facebook, derisa ka treguar se mëngjesin e sotëm i është nënshtruar testit për Covid-19

“Pasi iu nënshtrova në mëngjes testit për #Covid19 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndësisë Publike të Kosovës, para pak minutash mora rezultatin zyrtar, i cili, fatmirësisht, është NEGATIV”, ka shkruar ai.

Postimi im plotë:

Të dashur miq,

Pasi iu nënshtrova në mëngjes testit për #Covid19 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndësisë Publike të Kosovës, para pak minutash mora rezultatin zyrtar, i cili, fatmirësisht, është NEGATIV.

Faleminderit për solidaritetin mijëra njerëzve të mirë, që jetojnë në Kosovë dhe kudo në botë.

Ju lutem, jetoni normalisht, pa duarshtrëngim, por përshëndetuni me zemër.

Zoti ka thënë: ti ruaju pak, Unë të ruaj shumë!