Lyrical Son i kundërpërgjigjet Feros: Mercedesi nuk merret me Suzuki

Reperi i njohur Lyrical Son ka folur për herë të parë për përplasjen e tij me reperin e ri Fero, i cili së fundmi e ka lënë muzikën.

Para disa jave, lajmi që bëri bujë ishte deklarata e reperit Fero që kërkoi betejë në rep nga Lyrical Son, Mc Kresha, e BimBimma.

Ky i fundit kishte reaguar direkt, por në heshtje qëndruan Festimi e Kresha por deri në këtë rrëfim të Lyrical Son.

I pyetur për përplasjet mes dy shkollave të muzikës rep, asaj të vjetër dhe të re, reperi i PINT u deklarua për herë të parë, duke shtuar se “Mercedesi nuk merret me Suzuki”.