fbpx

Makaronat nuk të shëndoshin, janë të mirë për shëndetin

Zakonisht makaronat cilësohen si ushqime jo të shëndetshme. Mirëpo, duket se kjo nuk është siç ne kemi menduar. Disa hulumtime kanë treguar se ngrënia e makaronave nuk kontribuon në shtimin e peshës.

Studimi u krye në 23 mijë italianë që konsumojnë më shumë pasta dhe studiuesit zbuluan se makaronat nuk ndikuan në madhësinë e belit, transmeton Klan Kosova.

Por makaronat janë ushqim i shëndetshëm, pasi janë adekuat për t’u kombinuar me ushqime tjera të shëndetshme si perime, fibra, peshk, salcë domatesh, djathë e shumë përbërës tjerë që janë të pasur me proteína.

Pastat sigurojnë energji, janë të pasura me karbohidrate edhe sigurojnë glukozë në organizëm.

Po ashtu, ulin nivelin e sodiumit dhe kolesterolit.

Pastat përbëjnë një dietë të ekuilibruar ku 35% e konsumit tonë të përditshëm të kalorive duhet të vijnë nga karbohidratet komplekse siç janë pastat.