Man City nuk e shet John Stonesin

Mbrojtësi anglez është lidhur shumë me një largim nga Manchester City me Arsenalin që besohet se kërkojnë shërbimet e tij

Manchester City e ka përjashtuar çdo mundësi që John Stones të largohet dhe ti bashkohet Arsenalit këtë afat të transferëve.

Mbrojtësi i bluve raportohet se është takuar me agjentin e tij në Londër këtë javë, për shkak se ai ka shumë pak minuta në fushë dhe kjo mund ti kushtojë atij me largim nga Kombëtarja e Anglisë në Euro 2020 këtë verë.

Stones ka të njëjtin agjent si trajneri më i ri i Gunners, Mikel Arteta dhe të dy thuhet se kanë marrëdhënie të mira që ishin forcuar gjatë kohës sa trajneri spanjoll ishte asistent i Pep Guardiolës në City.

Mbrojtësi ka pasur deri tani dy lëndime të gjata këtë sezon dhe ka vazhdimisht probleme me ije dhe me kofshë por edhe kur u kthye ai ka luajtur vetëm gjashtë nga 12 ndeshje që nga vjeshta.

Stone startoi këtë vikend kundër Aston Villas ku City fitoi me rezultat 6-1.