Man Utd: Ja sa kushton Paul Pogba

Manchester United raportohet se janë përgatitur të shesin Paul Pogba këtë verë, por do të kërkojnë së paku 100 milionë euro.

26 vjeçari po vazhdon të rikuperohet nga lëndimi dhe shumë pak ka ndihmuar Manchester Unitedin në fushë këtë sezon, por lëndimi nuk e ka larguar atë nga spekulimet e shumta për të ardhmen, pasi edhe vetë ka pranuar se është i interesuar për një “sfidë të re”.

Pogba ka qenë fort i lidhur me një rikthim te Juventus, ose edhe me gjigantët spanjoll të Real Madridit, por sipas ‘The Guardian’, Manchester United nuk do të pranojë asnjë ofertë nën çmimin e tyre prej 100 milionë euro

Ky çmim, do të paraqiste një humbje shumë të vogël për Manchester Unitedin, që Pogban në vitin 2016 e transferoi për 105 milionë euro nga Juventus.