Maqedoni: Pesë padi për gjuhën e urrejtjes pas aksidentit tragjik

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se janë ngritur 5 procedura për gjuhë të urrejtjes, pas aksidentit tragjik në autostradën Shkup-Tetovë.

“Janë ngritur 5 padi për gjuhë të urrejtjes deri tek Prokuroritë Publike në Shkup, Strumicë dhe Kumanovë dhe po punohet në zbulimin e profileve tjera në rrjetet sociale përmes të cilave përhapet gjuha e urrejtës.

Ka reaguar edhe rektori i Universitetit Kirilli dhe Metodi, duke dënuar ashpër deklaratën e Vankovskës e cila sipas tij krijon ndjenjën e urrejtjes.

“E dhimbshme, posaçërisht për bashkësinë akademike është humbje e katër studentëve të këtij Universiteti, edhe atë: Pavle Kostovski- Fakulteti Juridik , Onur Sadiku- Fakulteti i Mjekësisë, Bejza Uzeiri- Fakulteti Arkitektonik dhe Jovica Tërpevski nga Fakulteti Elektroteknik.

Gjatë ditës së djeshme në mediat, para se gjithash është thirrur dhe përmendur Universiteti Shën Kirili dhe Metodi, në lidhje me deklaratën e profesoreshës Biljana Vankovska. Duke mos u futur në kualifikime juridike të deklaratës së profesoreshës, për çka janë kompetent institucione tjera, nga arsye etike ndjejë obligim të distancohem nga deklarata e Profesor Doktor Biljana Vankovska.

Si njeri dënoj fuqimisht çfarëdo deklarata që aludojnë në mostolerancë dhe krijojnë ndjenja të urrejtjes”, ka deklaruat Nikolla Jankullovski, Rektor i Universitetit Kirili dhe Metodi”.