Marcelo e thotë hapur: Dua të luajë për Juventusin

Marcelo ka pranuar admirimin e tij për Juventusin.
Marcelo është duke u lidhur me një ribashkim me Cristiano Ronaldon te Juve në muajt e fundit dhe braziliani sugjeroi se ai ishte i hapur për të bërë një lëvizje.

“Po flasim për një ekip të frikshëm,” i tha ai për Esporte Interativo

“Më kujtohet që i kam shikuar shumë ata, në kohën kur luajti Nedved. Kam ndërruar edhe fanella me të.

“Duke thënë këtë, unë jam ende një lojtar i Real Madridit dhe kam një kontratë në fuqi.

“Nuk e di nga kanë ardhur thashethemet. Do të zbuloja nëse do të kishte një marrëveshje ose negociata.”, ka shtuar më tej Marcelo.