Matësi i sheqerit në gjak pritet të jetë pjesë e Apple Watch 7

Apple është duke punuar në përditësimet e reja, përfshirë shpejtësinë dhe sensorët që do të monitorojnë gjendjen e temperaturës trupore dhe sheqerin në gjak. Pos kësaj do ketë edhe një platformë speciale për sportet ekstreme.

Modeli i këtij viti, që pritet të jetë Apple Watch Serie 7, do ketë të vij me procesor më të shpejtë, lidhje më efikase dhe të përditësuar dhe pamje më të hollë.

Modeli i sporteve ekstreme, që do të dalë në 2022-n, do jetë model konkurrues ndaj Garmin dhe Casio, shkruan Pymnts.

Komponetët e matësve të temperaturës së trupit u zbuluan si pjesë e zbulimit të koronavirusit. Kjo karakteristikë tani do të përfshihet me azhurnimin e 2022-s, duke konkurruar me aftësitë e orëve inteligjente si Fitbit, e cila tani është në pronësi të Google të Alphabet.

Matësi i sheqerit në gjak është në proces të modifikimit mirëpo nuk pritet të publikohet menjëherë në treg.

Karakteristika e monitorimit të glukozës do ta veçonte Apple Watch nga çdo ofertë tjetër në treg. Apple po synon një zgjidhje që mund të analizojë gjakun përmes lëkurës, pa nevojën e një shpimi gishti ose futjen e përdoruesve të numrave.