Mbappe ka kërkesa të veçanta për të qëndruar te PSG? Shikoni çfarë ka bërë ylli francez

Në ditën e sotme ka qarkulluar lajmi se kinse Kylian Mbappe ka bërë një listë kërkesash në mënyrë që të qëndrojë te Paris Saint-Germain.

Ylli francez u raportua se ka pasur tre kërkesa që duhej të plotësoheshin patjetër në mënyrë që të vazhdojë të jetë pjesë e klubit francez.

Kërkesa e parë ishte që Mbappe ndihej se është duke u injoruar nga rëndësia që ka Neymari te PSG-ja dhe në fushë. Ai dëshironte të kishte më shumë imazh në ‘Parc des Princes’

Francezi ka kërkuar që t’i sigurohet pozita e numrit 9-të në fushë, si sulmues qendror, para Edinson Cavanit dhe Neymarit, pasi nuk luan shpesh aty. Ai dëshiron ta pozicionojë veten si sulmues qëndror.

20-vjeçari gjithashtu ka kërkuar të marrë të gjitha gjuajtjet e penalltive, pasi ishte shumë afër ta fitonte Këpucën e Artë në Evropë. Ai beson se nuk e arriti atë gjë për shkak që nuk i kishte gjuajtur disa penallti në sezonin e kaluar.

Mirëpo, të gjitha këto janë mohuar nga vetë lojtari, i cili nëpërmjet Twitter i është kundërpërgjigjur një uebsajti që kishte postuar këtë gjë.

”Keni harruar edhe diçka, Mbappe dëshiron të luajë edhe si portier [qesh]. Lajm i rremë!”, ka shkruajtur ai në rrjetin social.