Mbërrijnë në Prishtinë automjetet ushtarake amerikane për ushtrinë e Kosovës

24 automjete ushtarake “Humvee” kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara, në Kosovë.

Këto mjete pritet të jenë në dispozicion të Forcave të Armatosura të Kosovës, të cilat pritet të themelohen me miratimin e tri ligjeve në Kuvendin e Kosovës.

Seanca për themelimin e Ushtrisë së Kosovës është paraparë të mbahet më 14 dhjetor.

Në korrik të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka nënshkruar kontratë për blerjen e 51 automjeteve të blinduara ‘Humvee’.

Ceremonia është zhvilluar në ambientet e kazermës së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në të ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj si dhe zyrtarë të lartë vendorë dhe të Ambasadës amerikane.