Mbyllen dy ndeshjet e sotme të Superligës

Janë mbyllur tashmë dy ndeshjet e fundit të xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në futboll

Lideri Ballkani e ka mposhtur Arbërinë me rezultat 2:1 për ta ruajtur distancën ndaj ekipeve ndjekëse.

Blendi Baftiu e kaloi ekipin Portokalli në epërsi me golin e realizuar në minutën e tetë.

Kurse, për 2:0 shënoi sulmuesi në super-formë, Mirlind Daku në minutën e 35-të.

E golin e vetëm për mysafirët e shënoi Kreshnik Bahtiri në minutën e 40-të.

Ndërkohë, në duelin tjetër që u luajt sot, Llapi e mundi Drenicën me rezultat minimal, 1:0.

Golin e fitores për llapjanët e realizoi Arbnor Ramadani në minutën e 88-të të takimit