ME ALI AHMETIN AFËR PORTRETIT TË ABEJES

Shkruan: Ismet Sylejmani

Në selinë e BDI-së në foto me Udhëheqësin e popullit shqiptar, shokun e mikun tim Ali Ahmeti!
Në hollin e selisë së BDI-së në Tetovë është një pamje madhështore!
Portrete e piktura të figurave më të mëdha të luftës për liri e çlirim të popullit shqiptar!
Nuk është e mundur që mos të të shkojnë morrnica trupit, sepse aty të del përballë një histori e tërë çlirimtare e popullit shqiptar të Kosovës dhe Viseve të saja nën ish-Jugosllavi!

Në këtë holl gjigant për nga pamja por jo edhe për nga madhësia, sepse nuk ngjanë me hollet me mure të ftohta të ndërtesave të larta, por të një shtëpie tetovare, të dalin njëri pas tjetrit portretet e udhëheqësve dhe ideologeve të çështjes kombëtare, të luftëtarëve e komandantëve të UÇK-së!
Afër e në një rresht me të mëdhenjtë e luftës së armatosur çlirimtare të çlirimit të pjesëve të pushtuara të kombit, është edhe luftëtari i përmasave ndërkombëtare, luftëtari e heroi i Kroacisë,biri i lavdishëm i shqiptarizmës, i madhi dhe i pavdekshmi, Heroi i Kombit Bekim Berisha – ABEJA!

Në Tetovë, në shtëpinë e famshme politike e kombëtare, partiake e shtetërore në Maqedoninë e Veriut, të Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti, Abeja i madh e i lavdishëm zë vend nderi e respekti!

Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit Bekim Berisha!

Nderim e respekt Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti!

Ismet Sylejmani
Prishtinë, 29 Shtator 2019!