Me mjekër e kryelartë: Lulzimi i ngjan kaq shumë babait të tij

Lulzim Jashari, është djali i komandantit legjendar Adem Jashari, dhe është shumë i ngjashëm me heroin kombëtar.

Lulzimi është afër të 40-ave, ndërsa në kohën kur gjenocidi serb i vrau pothuasje tërë familjen ai po qëndronte në shtetin gjerman, ku jeton edhe aktualisht.

Pas luftës ai vjen shpesh në Kosovë sidomos në muajin mars, në pëkujtimin e fmiljes së tij të vrarë.

Kujtojmë, që serbët më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, i morën jetën 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit.

Këtij sulmi i mbijetoi vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia del që mes datës 5-6 mars të largohet nga rrethina dhe arrin t’i shpëtojë sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila pa dhe përjetoi tmerrin derisa vriteshin anëtarët e familjes së saj, dhe Lulzimi që ishte jashtë Kosovës.