Me veshje popullore, Rita Ora poston pozat më të bukura të fëmijërisë me vëllain (FOTO)

Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, ka treguar në çdo moment se sa e lidhur është me familjen e saj. Në profilet e saj në rrjetet sociale, ajo ndan herë pas here fotografi apo video ku lë edhe dedikime të veçanta për prindërit, motrën dhe vëllain.
Së fundmi, Rita ka uruar me rastin e 23-vjetorit të lindjes vëllain e tij. Ajo ka hapur albumet e vjetra të fotografive dhe ka zgjedhur disa më të bukurat nga fëmijëria.
Në fotot e publikuara, këngëtarja me famë botërore shfaqet në moshë shumë të vogël, teksa ka pozuar pranë vëllait i cili shfaqet i veshur me rroba popullore dhe babait të saj.
“Gëzuar ditëlindjen Don! Eshtë dita jote sot vëlla i vogël! Të dua! Je kaq argëtues dhe i zgjuar dhe i lezetshëm! S’mund ta besoj që je 23! Ende më duket sikur je i vogël!”- shkruan Rita krahas pozave ku na “serviri” edhe portretin e saj të ëmbël kur ishte vogëlushe.