Mediat botërore për vrasjen e Ivanoviq: Do të shtohen tensionet

Mediat botërore kanë transmetuar lajmin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. AP vlerëson ky sulm me siguri se do të shtojë tensionet etnike në Kosovë.

AP shkruan se Ivanoviq ka ndërruar jetë nga plagët e marra pasi ishte goditur me armë zjarri para zyrave të partisë së tij.

Agjencia amerikane e përshkruan atë njërin ndër politikanët më kryesor në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

BBC në raportin e vet shkruan se është vrarë politikani i shquar serb në Kosovë, i cili konsiderohej si njëri ndër liderët më të moderuar serb. Edhe Reuters transmetoi lajmin për vrasjen e liderit të Iniciativës qytetare “Liri, demokracia, drejtësia”, duke theksuar se në shenjë proteste delegacioni i Beogradit ka braktisur dialogun teknik me Prishtinën në Bruksel.

Agjencia ruse TASS shkruan se Ivanoviq është vrarë në orët e mëngjesit, në Mitrovicën e Veriut. Ivanoviq ishte lajm kryesor edhe në faqen e Russia Today. TASS transmeton se njerëzit në numër të madh janë mbledhur para zyrës së partisë dhe spitalit, dhe se policia ka bllokuar rrugët përreth.

Lajmin për vrasjen e Ivanoviq e kanë transmetuar edhe Independent, Telegraph etj.