Mediat ndërkombëtare: Era Istrefi që do lë nam në 2019-tën

Ylli i pop muzikës, Era Istrefi e lindur në Kosovë por me famë ndërkombëtare është një ambasadore e popit dhe parashikohet të jetë një emër me shumë ndikim në kulturën europiane.

Kështu thuhet në një artikull të shkruar nga gazeta europiane Politico, e cila e radhit Istrefin në mesin e njerëzve që do kenë efekt signifikant në shoqërinë dhe kulturën e kontinentit europian vitin tjetër.

Era Istrefi është radhitur në grupin e “Ëndërruesve” apo “Dreamers” bashkë me politikanin frances Garance Pineay, miliarderin suedez Niklas Zennstrom dhe gazetarin Sener Levent.

“Era Istrefi po e vë Kosovën në hartë – edhe pse dikush nuk do që ajo të jetë aty”.

“istrefi muzika e së cilës është krahasuar me atë të Sias dhe Rihannas, pretendon ta lansojë albumin e saj të parë në vitin 2019-të. Në realitet, ajo është gjithçka që mund të presësh nga një yll popi – e re, atraktive dhe glamuroze”.