Mediat sociale thonë se po tentojnë të largojnë videon e sulmit në Zelandë të Re

Mediat sociale Faebook dhe Twitter kanë thënë se po tentojnë të largojnë përmbajtjen e të shtënave në masë në Zelandën e Re.

Në Christchurch të Zelandës së Re kanë mbetur të vdekur sot 49 persona derisa 20 të tjerë janë lënduar nga sulme terroriste në dy xhami

Sulmuesi kishte hyrë live në rrjetet sociale gjatë kohës së po kryente këtë akt terrorist.

“Policia na alarmoi për një video në Facebook menjëherë pasi kishte nisur lidhja direkte dhe shpejtë e larguam, edhe llogarinë e sulmuesit në Facebook e Instagram si dhe videon. Gjithashtu po lorgojmë çdo mbështetje apo lëvdatë për krimin dhe sulmuesin sa më shpejtë që e hasim”, thuhet në një postim të Facebookut në Twitter.

Në anën tjetër Tëitter tha se ka procese rigoroze dhe një ekip të përkushtuar për menaxhimin e situatave të domosdoshme dhe të jashtëzakonshme siç është kjo.

Shërbimet videove live janë bërë një komponent qendror i strategjisë së rritjes së kompanive të mediave sociale në vitet e fundit, por ato po shfrytëzohen gjithnjë e më shumë nga disa përdorues për të shpërndarë përmbajtje ofenduese dhe të dhunshme.

Kujtojmë se më 2017 një burrë në Tajlandë kishte hyrë drejtpërdrejtë në Facebook duke e vrarë vajzën e tij. Dhe pas më shumë se një dite dhe mbi 370 shikimeve Facebooku kishte larguar videon. E në po të njëjtin vit një burrë kishte hyrë live derisa po e vriste një tjetër në Cleveland, gjë që kishte shokuar shikuesit.