Menaxheri i ‘On Records’: Të bësh jetë luksoze në shpinë të të tjerëve, çfarë të them për këta njerëz

Met Elshani duket se ka ‘thumbuar’ sërish Loredanën dhe Mozzik përmes një postimi në Instagram.

Menaxheri i ‘On Records’ ka shkruar disa fjalë përmes një postimi në Instagram, të cilat duket se janë ‘thumb’ për Loredanën

“Të bësh jetë luksoze në shpinë të njerëzve tjerë. Çfarë të them tjetër për këta njerëz”, janë fjalët e Elshanit, të cilat mund të jenë dedikim për Loredanën.

Kujtojmë që kohë më parë reperi Mozzik ka qenë pjesë e kompanisë “On Records”.

Për ndryshe, Loredana Zefi të martën është arrestuar e pastaj u lirua, ajo akuzohet për mashtrim, detyrim dhe kërcënim të një çifti zviceran, të cilët pretendojnë se ajo dhe vëllai i saj ua morën 900.000 mijë franga.