Mendes e thumbon Real Madridin për Ronaldon

Jorge Mendes e ka thumbuar Real Madridin.
Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes ka bërë një deklaratë thumbuese për Real Madridin.

Agjenti portugez ka thënë se pa yllin portugez, madrilnët nuk do t’i kishin trofetë e fundit në Ligën e Kampionëve.

“Çfarë bëri Cristiano kundër Atlético de Madrid të martën, ka qenë hyjnore, epike dhe mitike”, tha Mendes

“Ai është lojtari më i mirë në historinë e futbollit dhe ai e ka dëshmuar atë. Ai do të shkruajë historinë te Juventusi.

“Pa Cristiano Ronaldon , Real Madridi nuk do të kishte fituar aq shumë Champions . Ai ka qenë protagonist i katër trofeve të fituar. “, ka shtuar më tej agjenti portugez.