Mercedesi do të mbyll 10 mijë vende të punës

Daimler, kompania që ka nën pronësi Mercedes-Benzin, do të mbyll 10 mijë vende të punës në të gjithë botën.

Kompania gjermane ka thënë se asaj i duhet që të zvogëloj koston në staf në mënyrë që të avancoj drejt së ardhmes elektrike, raporton CNN.

“Industria automobilistike gjendet në mes të transformimit më të madh të saj në histori”, kanë thënë nga Daimler nëpërmes një deklarate, duke shtuar se dëshiron që të përmirësoj zbulimet e investimet e saja drejt së ardhmes, transmeton Koha.net.

Daimler do të zvogëloj stafin e saj më së shumti në pozicionet menaxhuese, ku do të heq nga puna 10% të personelit në këtë sektor në të gjithë botën.

Kjo kompani punëson 300 mijë njerëz në të gjithë botën, 60% e tyre gjenden në Gjermani.

Ky ndryshim do t’i kursej atyre 1.4 miliardë euro deri në fund të 2022-ës, pohon Daimler.