Mes dhimbjesh e lotësh! Familjarët presin trupat e pajetë nga aksidenti në Kroaci

10 qytetarët nga Kosova të cilët ishin nisur drejt vendlindjes mbërritën në atdhe vetëm të vdekur. Ata nuk mundën dot të shkonin në vendlindje pas aksidentit tragjik të ndodhur mëngjesin e së dielës që lamë pas në autostradën Sllavonski Brod në Kroaci.

Familjarët i pritën me nga një lule në duar, ndërsa mbërritën në rrugë tokësore në Vërmicë. Trupat  pritet që fillimisht të dërgohen në morg, e më pas t’u dorëzohen familjareve, ndërsa varrimi do të bëhet pasditen e sotme.

Kujtojmë se aksidenti i rëndë me 10 viktima dhe 45 të plagosur ndodhi në qytetin Slavonski Brod, rreth orës 06:20 të mëngjesit, ndërsa autobusi me targa të Kosovës vinte nga Frankfurti, Gjermani, drejt Prishtinës, ndërsa në bord kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë, ku njëri humbi jetën në aksident.