Mesazhi i Hadërgjonajt për “Dardanët” pak orë para ndeshjes me Malin e Zi

Hadërgjonaj i do të gjithë “Dardanët” në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta mbështetur sonte Kosovën.

Mbrojtësi i djathtë i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook, ka kërkuar mbështetje të panumërt sonte në “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” janë gjithmonë lojtari i 12-të i Kosovës dhe me përkrahjen e tyre, djelmoshat tonë gjithmonë japin më të mirën në fushë.

“Sonte, më shumë se kurrë na duhet përkrahja. Forca Kosova💛💙🇽🇰”, ka shkruar Hadërgjonaj në Facebook.

Kosova dhe Mali i Zi do të përballen sonte në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45 në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.