Mesazhi i Matuidit pas doli pozitiv në testet për koronavirus

Mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka folur për herë të parë pas rezultojë pozitiv me koronavirus.

Mesfushori francez, është lojtari i dytë i Juventusit që preket nga koronavirusi.

Postimi i Blaise Matuidi:

“Jam pozitiv. Zakonisht më pëlqen të mendoj se jam pozitiv sepse jam person që përpiqem të rrezatoj ndjenja të mira rreth vetes, familjes, miqve dhe shokëve të mi.

Sot mbetem pozitiv. Unë jam një bartës simptomatik i virusit, i vetëdijshëm se kam privilegjin të jem një futbollist profesionist dhe për këtë arsye përfitoj nga monitorimi i rregullt dhe i shkëlqyeshëm i shëndetit. Nëse nuk do të kisha qenë, mbase nuk do ta dija kurrë se isha.

“Unë jam pozitiv, jam i fortë, morali im është aq i lartë se sa ai i familjes time.

Unë jam pozitiv, do të dalim kolektivisht nga ky test, i cili do të na mësojë të njihemi më mirë, të jemi mbështetës, më bujar, më të mirë.

Falënderoj të gjithë ju për mesazhet tuaja të miqësisë dhe të mbështetjes.

Ne mbetemi të disiplinuar dhe të bashkuar në mënyrë që së shpejti të kthehemi të përkëdhelim fëmijët tanë, të marrim përqafimin e prindërve tanë, shtrëngimin e duarve të vëllezërve dhe motrave, dhe të festojmë golat e shokëve tanë.