Mësohet dënimi që UEFA do t’ia shqiptojë Kosovës shkaku i hyrjes së tifozëve në fushë

UEFA do t’ia shqiptojë një gjobë Federatës së Futbollit të Kosovës shkaku i tifozëve që hyjnë në fushë për ta përqafuar yllin e Danimarkës, Christian Eriksen

Komisioni Disiplinor i UEFA-s pritet t’ia shqiptojë një gjobë Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Ky dënim pritet të shqiptohet për shkak se dy tifozë kosovarë hyn në fushën e blertë, duke e kaluar kordonin e sigurimit, në ndeshjen miqësore të së enjtes ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës (2:2).

Të dy tifozët shkuan për ta përqafuar yllin e Danimarkës, Christian Eriksen, i cili luan në Premierligë për Tottenhamin.

Sikur tifozët që hyn në fushë të paraqisnin agresivitet dhe rrezik për futbollistë, atëherë FFK-ja do të mund të dënohej shumë ashpër. Por, me qenë se qëllimi i tifozëve ishte i dhunshëm, shtëpia e futbollit kosovar mund të dënohet deri me 3 mijë euro

“Edhe pse ishte ndeshje miqësore rregullat aplikohen njëjtë. Kështu që shkaku i hyrjes së atyre tifozëve në fushë do të dënohemi me 2-3mijë euro. Por, sikur ata të kishin sjellje më të keqe do të mund të dënoheshim shumë ashpër. Prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm. I lus tifozët të jenë të kujdesshëm sepse 2-3 mijë euro gjobë pa nevojë nuk janë pak dhe mund të dënohemi edhe më ashpër”, tha, sekretari i FFK-së, Eroll Salihu.

Tifozët kosovarë ishin të mrekullueshëm në përkrahje të Kosovës nga tribunat.