“Messi më bëri ta dua largimin nga futbolli”

Kevin-Prince Boateng ka thënë se kur pa Lionel Messin se ishte aq i mirë gjatë qëndrimit të tij te Barcelona, mendoi të pensionohej nga futbolli.

Boateng iu bashkua skuadrës katallanë në një lëvizje të papritur në janar të vitit 2019, duke qëndruar gjashtë muaj i huazuar, kur arriti të fitonte titullin e La Ligas, pavarësisht periudhës së shkurtër atje.

33 vjerçari më pas u transferua te Fiorentina, Bestikas, dhe në fund te Monza, pjesë e të cilës skuadër është aktualisht.

“Gjashtë muajt e parë te Barcelona ishin të jashtëzakonshëm”, ka deklaruar fillimisht Boateng

“Fillimisht, nuk e besoja atë. Mendova se ishte Espanyol që më dëshironte mua, jo Barcelona reale”.

“Stërvitja me Messin më la pa fjalë mua. Unë gjithmonë kam thënë se Cristiano Ronaldo ishte më i miri në botë, por Messi është tjetër. Ai nuk është normal”.

“Derisa stërvitesha me të u ndjeva joadekuat për herë të parë në karrierën time. Ai po bënte gjëra të pabesueshme. Unë ndjeva sikur po thoja. Unë kam mbaruar, unë do të pensionohem”