Messi niset për Paris bashkë me familjen e tij

Messi bashkë me familjen udhëton për Paris ku pritet të kurorëzohet me ‘Topin e Artë”. Cristiano Ronaldo dhe Virgil van Dijk, janë kandidatët tjerë për të fituar këtë çmim për vitin 2019…

Leo Messi tashmë është nisur në Paris, në fakt, 10-shi i Barcelonës mund të ketë ateruar tashmë në Francë për ceremoninë e ‘Topit të Artë’, pasi Barcelona ka postuar videon në ‘Twitter’ një orë më parë

Leo ishte në shoqëri të gruas, Antonellës dhe fëmijëve, Thiago e Mateo.

32-vjeçari është favoriti kryesor për ta fituar ‘Topin e Artë’ 2019, pas një sezoni të shkëlqyer me Barcelonën. Sipas shkrimeve në mediat botërore në javën e fundit, argjentinasi në fakt është zgjedhur tashmë si fitues i çmimit më prestigjioz individual në futboll.

Por Van Dijk pritet t’i bëjë konkurrencë të fortë argjentinasit sonte në mbrëmje në Paris.

Messi dhe Van Dijk bënë paraqitje të shkëlqyera në fundjavën e fundit para shpalljes së fituesit, duke treguar përse janë në garë të ngushtë për ta fituar çmimin e ndarë nga revista prestigjioze franceze, France Football.

Van Dijk shënoi dy gola me kokë për t’ia siguruar Liverpoolit një fitore tjetër në Premierligë dhe rrjedhimisht ruajtjen e epërsisë prej tetë pikëve në krye të renditjes.

Messi realizoi një gol të vonshëm por fantastik duke u përkujdesur që Barça ta mundë 1:0 Atleticon dhe ta kthehet në krye të Ligës, duke e kaluar Real Madridin.

Gol shënoi edhe kandidati tjetër Cristiano Ronaldo, në sfidën që Juventusi barazoi 2-2 me Sassuolon.

Raportohet se CR7 s’do të marrë pjesë në ceremoni, sinjale të tjera se tashmë ashtu siç raportojnë edhe mediat, Messi mund të jetë afër të rrëmbejë për herë të gjashtë në karrierë ‘Topin e Artë’. /Gazeta Express/