Meta mbërrin në Kazermën e FSK-së, nis shpërndarja e dekoratave për kontribuuesit në rastin e tërmetit në Shqipëri

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka mbërritur në Ministrinë e Mbrojtjes ku edhe po mbahet ceremonia e ndarjes së dekoratave për njësitet e kërkim-shpëtimit të Kosovës që shërbyen në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit tragjik

Në këtë ngjarje po merr pjesë edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Menjëherë ka filluar ceremonia për dekorimin e pjesëtarëve të FSK-së që kanë marrë pjesë në kërkim shpëtimin në Shqipëri, pas situatës së krijuar pas tërmetit me magnitudë 6.4.

Meta do të dekorojë njësitet ushtarake dhe policore, e po ashtu edhe njësitë e tjera nga institucionet si KEK-u, Zjarrfikësit e Komunës së Suharekës, Miniera e Trepçës dhe Artanës për kontributin e dhënë gjatë situatës së krijuar pas tërmetit në Shqipëri.