Meteori 10 herë më i fuqishëm se bomba atomike shpërthen pranë Tokës

Në muajin dhjetor të vitit që lamë një lëmsh i madh zjarri shpërtheu në atmosferën e Tokës, Këtë deklaratë e ka dhënë NASA ku ka thënë se ky ka qenë shpërthimi i dytë më i madh i këtij lloji në 30 vjet, dhe më i fuqishmi që nga episodi i Chelyabinsk-ut në Rusi gjashtë vjet më parë.

Deri më tani ngjarja kishte ngelur e pzbuluar pasi gjithçka kishte ndodhur mbi detin e Beringut, pranë gadishullit rus të Kamcatkës.

Trupi qiellor shpërtheu me një energji 10 herë më të fortë sesa ajo e lëshuar nga bomba atomike e Hiroshimës. Sipas ekspertëve të NASA-s një lëmsh i tillë i zjarrtë, ndodh vetëm dy apo te herë në çdo 100 vjet.

Asteroidi ka hyrë në atmosfere pasditen e 18 dhjetorit, me orën lokale, me një shpejtësi prej 32 km/s dhe një pjerrësi trajektoreje prej 7 gradësh. Shkëmbi hapësinor, me një madhësi që shkonte në disa metra, ka shpërthyer 25.6 km mbi sipërfaqen e Tokës, me një energji qe llogaritet ne 173 kilotone.

Lidhur me ngjarjen NASA u njoftua nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara. Shpërthimin e pikasën satelitët ushtarakë.