Mickoski: Elita politike është e përfshirë në rastin ‘Haraçi’, do t’i japim mundësi Prokurorisë

Në intervistë për gazetën ‘Veçer’, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski thotë se qëllimi i Maqedonisë është Bashkimi Evropian, por duhet që të ndryshojmë nga brenda.

“Krahas gjithë sulmeve nga anëtarësi jonë se jemi pasivë, në kulmin e aferave më të mëdha korruptuese i dhamë mundësi gjithë procesit, thonim të vijë tetori, mund që data e bisedimeve ta kthejë optimizmin te qytetarët, por nuk morrëm datë. Kjo nuk është për shkak të opozitës, kjo është për shkak të Qeverisë”, tha Mickoski

Sipas tij, afera ‘Haraçi’ është afera më e madhe korruptuese dhe se njerëzit e dyshuar nuk e kanë shkruar skenarin.

“Nuk mund që këto tre persona, Katica Janeva, Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski ta bëjnë pa pajtueshmërinë e një njeriu të fotrë në politikë”, tha Mickoski duke shtuar se do të ketë edhe ‘Haraçi 3’ dhe se nuk dihet deri ku do të përfundojë kjo aferë.