Microsofti porton DirectX 12 në Windows 7

Microsofti ka konfirmuar se e ka portuar DirectX 12 runtime në Windows 7. Ky veprim do t’ua mundësojë developerëve të lojërave që avantazhet e ofruara nga DirectX 12 t’ua ofrojnë përdoruesve të sistemeve më të vjetra operative, shkruan Microsoft.

World of Warcraft do të bëhet loja e parë që do t’i përdorë këto avantazhe me azhurnimin 8.1.5, gjë që do t’ia mundësojë lojës ta përdorë DirectX 12 për Windows 7. Përmirësimet World of Warcraft DirectX 12 multi-threading mundësojnë që loja t’i përdorë më mirë procesorët modernë, duke mundësuar framerate më të lartë në fushat kërkuese të lojës

Në të ardhmen, Microsofti shpreson se do ta ndihmojë një numër në rritje të developerëve që t’i portojnë lojërat e tyre DirectX 12 në Windows 7, duke theksuar se kompania aktualisht po punon në këtë me disa developerë të lojërave të tjera. Kompania gjithashtu vë në dukje se Windows 10 i ofron disa “përmirësime kritike të sistemit operativ”, të cilat e mundësojnë shfrytëzimin më të mirë të API, ndërsa lojërave DirectX 12 do t’ua mundësojë të punojnë më mirë në sistemet më të reja operative.