Milaim Zeka: Moti iu kam pas tregu për do të VV-së

Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka, ka komentuar zhvillimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se qysh herët kishte paralajmëruar diçka të tillë.Në reagimin e tij Zeka ka përmendur sjelljen e aktivistëve të VV-së dhe reagimin e tyre në rast të mendimin ndryse nga ta edhe për çështje minore.Sipas tij, tashmë çdo gjë po i kthehet bumerang Vetëvendosjes.

shkrimi i plot:

Moti ju kam pas tregu per do te VV-seTe vetmin konflikt dhe kundershtim me disa krere te VV-se e kame pasur per sjelljen fashiste qe e benin ndaje kundershtareve te tyre, dhe per mendimin taliban qe kishin. Ne momentin qe mendoje ndryshe, ta zeme per demarkacionin, per respektimin e shtetit te Kosoves, per Flamurin shteteror, per Kushtetuten, more edhe per futbollin, e tu qojshin me sha, me fy, me poshteru, e besa edhe me kercenu.Keta bishtat e cigareve te VV-se nuk me shqetesonin, ama kur kreret e VV se mbeshtetshin akcionin e gjuajtjes me veze, edhe te akteve te tjera te dhunes, sigurishte qe perpos shqetesimit, duhej edhe te reagoja

Kreret e VV-se krimin me te madh e kane ba me mbjelljen e dhunes si arte komunikimi, qofte ne Parlament, qofte ne media, qofte ne rrjetet sociale.
Krimi i dyte eshte sjellja ndaj policise te Kosoves, te cilet trajtoheshin tamam sikurse policia e Millosheviçit.Edhe per drejtesi, gjithmone kane luftuar per drejtesi selektive. Kane luftu per çkapjen e shtetit, po ama me kap ata. E une kam qene kunder kapjes te shtetit nga politika.E nejse, per mos me e zgjate, çka ka mbjelle Hashim Thaçi, tash po e korr. Çka u ka ba VV kundershtareve, tash po ja bane vetit.As hasmit ma te madh nuk bane me ja ba nje te padrejte, kane thane te paret tane. Politika e VV-se, po i kthehet ne bumerang….