Milioneri premton se do i dërgojë njerëzit me aeroplan privat në Zonën 51

Senzacioni në internet që kalon numrin e njw milion ndjekësve nuk ka të ndalur. Një nismë në Facebook me emrin “Të sulmojmë Zonën 51” ka për qëllim grumbullimin e madh të njerëzve në zonën top secrete ushtarake me qëllimin e zbulimit të alienëve.

Një milioner tani ka premtuar se do të dërgojë fansa të shumtë atje me anë të aeroplanit të tij privat. Milioneri Tony Toutouni është i njeriu që së fundi ka dalë pro këtij marshimi drejt zonës ushtarake amerikane.

Zona 51 ndodhet në Nevada të ShBA’së. ajo është zonë topsekrete ushtarake mirëpo shumë njerëz besojnë se aty mund të ketë alienë. Teoritë konspirative rreth kësaj zonë nuk kanë fund.

Toutoni ka thënë se për fluturimin privat do të përzgjedhë vetëm 10 persona.