Milot Rashica reagon pas kualifikimit në gjysëmfinale

Me rezultat minimal, 1-0, Werder Bremen kanë arritur të kualifikohen në gjysëmfinalen e Kupës së Gjermanisë.

Osako shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje, kur arriti që në minutën e 41-të t’i jap epërsinë klubit

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, ka nisur ndeshjen nga minuta e parë, mirëpo u zëvendësua në minutën e 70.

“Në gjysmëfinale. Ishte një luftë e fortë, por ia dolëm”, ka shkruar Rashica në rrjetin e tij zyrtar në twitter.

Werder Bremen në gjysmëfinale do të luajë ndaj RB Lepizig.