Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha: FSK, e gatshme të japë kontributin e saj përkrah aleatëve në luftë kundër së keqes

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Rrustem Berisha, në një postim në rrjetin social facebook, ka dënuar sulmin terrorist të ndoshur sot në dy Xhamitë në Zelandën e Re.

Berisha ka shkrehur ngushllime për popullin dhe institucionet e Zelandës së Re dhe ka theksuar se Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës janë të gatshmë që bashkë me aleatët të japin kontributin në luftë kundër të keqes nga kushdo që vjen ajo, percjell iliria.tv.

Ky është postimi i plotë i ministrit Berisha:

Ndjehem i tronditur nga sulmi terrorist në Zelandë të Re, ku humbën jetën dhjetëra persona të pafajshëm.

Në këto momente të vështira, ne jemi përkrah popullit të Zelandës së Re.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, është e gatshme të japë kontributin e saj përkrah aleatëve tanë në luftën kundër së keqes nga kushdo që vjen ajo.

Ngushëllime familjeve dhe institucioneve të Zelandës së Re.