Ministri Sefaj: Mbi 20 mijë automjete janë regjistruara për një muaj e gjysmë

Ka arritur në 20 mijë numri i automjeteve të regjistruara pas vendimit për heqjen e gjobave të cilat ishin aplikuar para marrjes së vendimit nga MPB në dhjetor të vitit të shkuar.

Kjo është bërë e ditur nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj, përmes faqes së tij zyrtare në Facebook.

“Kjo shifër enorme e regjistrimit të automjeteve pas vendimit për heqjen e gjobave për një periudhë relativisht të shkurtër, rreth 1 muaj e gjysmë, dëshmon se nismat qëllimmira të institucioneve të vendit japin efektin e tyre, këto iniciativa përveç tjerash forcojnë besimin e ndërsjellë mes institucionit dhe qytetarit”, shkruan ministri Sefaj.