Ministri Zemaj takon përfaqësuesit e OBSh-së, temë diskutimi Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur sot përfaqësuesit e Zyrës Regjionale të OBSh-së, udhëhequr nga Ardita Tahirukaj dhe përfaqësuesen e Zyrës së OBSh-së për Kosovë, Isme Humolli.

Më to ai ka diskutuar për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit për menaxhimin e COVID-19.

“Përfaqësuesit e OBSh-së shprehen gatishmërinë për të përkrahur Ministrinë e Shëndetësisë në të gjitha sferat, përfshirë edhe menaxhimin e çështjeve shëndetësore përveç COVID-19”, thuhet në kumtesë

“Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për asistencën që OBSh-së e cila mund të sigurojë në trajnimin e stafit mjekësor kosovar për trajtimin e rasteve me COVID-19”.