Ministria e Infrastrukturës tregon cila është gjendja e rrugëve mëngjesin e së shtunës

Kosova dje është përballur me reshje të dendura të bores.
Këto reshje kanë bërë që të ketë vështirësi në rrugët e Kosovës për qarkullim, gjë që ka rezultuar ngecje dhe vonesa të mëdha në komunikacion.

Lajmi.net ka kontaktuar me Ministrinë e Infrastrukturës, konkretisht me zëvendësministrin e kësaj ministrie, Rexhep Kadriu.

Kadriu për lajmi.net ka konfirmuar se mëngjesin e së shtunës të gjitha rrugët janë në gjendje të mirë dhe qarkullimi i automjeteve është i mirë për momentin.

“Gjendjen në të gjitha rrugët e kemi të mirë, asnjë rrugë nuk është e bllokuar, qarkullimi i automjeteve është i mirë për momentin”, është shprehur Kadriu.

Ai gjithashtu ka treguar se në mëngjes është intervenuar me hedhjen e kripes dhe tani rrugët janë duke u shkrirë.

“Në mëngjes është intervenuar me hedhjen e kripës, tani pritet për të dhënë efektin, rrugët janë duke u shkrirë”, ka shtuar Kadriu.

Ai është shprehur se kompanitë e pastrimit gjatë gjithë natës kanë punuar dhe se nuk kanë informacione për rrugë të bllokuara.

“As nga policia e Kosovës dhe as nga menaxherët në terren nuk kemi informacione se ka pasur probleme në ndonjë rrugë të bllokuar, sepse gjatë gjithë natës kompanitë e pastrimit kanë punuar në hapjen e rrugëve.