Mishi i kuq mund të rrisë rrezikun e kancerit të zorrëve

Sasitë e mishit të kuq dhe të përpunuar mund të rrisin rrezikun e kancerit të zorrëve, tregon një studim i ri.

Studimi i udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit dhe i financuar nga Cancer Research UK, tregon se mishi i kuq është i dëmshëm, edhe nëse konsumohet në sasi të vogla.

Hulumtuesit kanë analizuar të dhënat e pothuajse gjysmë milionë njerëzve të përfshirë në studimin e Biobank në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë gjashtë viteve, ata zbuluan 2,609 njerëz të zhvilluar kancerin e zorrëve.

Sipas tyre, konsumimi i tre fetave proshutë në ditë mund të rrisë rrezikun e kancerit të zorrëve me 20%.

Për çdo 10,000 njerëz në studim që hanin 21g një ditë të mishit të kuq dhe të përpunuar, 40 u diagnostikuan me kancer të zorrëve, transmeton kp.

Sa është shumë?

Nuk është e qartë. Studimi i (CRUK) thotë se 5.400 nga 41.804 raste të kancerit të zorrëve që numërohen çdo vit në Britani të Madhe mund të parandalohen nëse njerëzit nuk hanë mish të përpunuar fare.