Miza e kalit të Skënderbeut, Elisa Spiropali dhe qetësia e Grida Dumës!

Shkruan: Kastriot Dema

Kishte kohë që nuk më kishte tërhequr ndonjë debat politik në Shqipëri, përveq tjera debatet në televizionet shqiptare në shumicën e rasteve degradojnë në +18.
E vërteta është se edhe janë të rralla përballjet, janë vetëm disa monologje me disa opinionist të anshëm dhe që shpesh shkojnë deri në përulje të gërditshme ndaj politikanëve.
Më në fund, më ra rasti të shoh një debat interesant, një debat mes dy zonjave që përfaqësonin dy kampe politike, të majtën dhe të djathtën!
Zonja Elisa Spiropali nga Partia Socialiste dhe Grida Duma nga Partia Demokratike, përballja e dy zonjave kandidate për deputete të kryeqytetit në ABC News.
Një përballje që realisht më shtyri të shkruaj disa fjalë për politikën dhe fushatën zgjedhore në Shqipëri.

Para të majtës e të djathtës, para PS, PD, LSI apo partive tjera është Shqipëria, janë shqiptarët!
Ose kështu duhet të jetë!
Një CV interesante e zonjës Siropali, një CV që të bënë të ulesh dhe të besosh në projektin e Partisë Socialiste. por… sa fillon të flas, një CV që bije komplet në ujë dhe i prishet edhe kozmetika e mbuluar me diplomat dhe karrierën politike.

Cka më bëri përshtypje?

Fillimisht, ngutja, mos respektimi i debatit duke ndërhyrë gati në cdo fjalës të oponentes përballë dhe qetësia e zonjës Duma para zonjës Spiropali e cila në realitet dukej si të kishte në kokë mizën e kalit!
Argumentet bajate për punën e deri tashme të qeverisë Rama dhe arsyeimet më banale në raport me rindërtimin pas tërmetit, pandeminë dhe ndërtimin e disa shkollave, të bëjnë të vesh gishtin në kokë dhe të mendosh nëse në të gjithë ose jemi mbrapa me lajmet, ose nuk jetojmë fare në Shqipëri.

Kur një zonjë e gjeneratës së re, e rritur dhe e shkolluar në shtetet me traditë demokracie e të flas me entuziazëm për një grua të ardhur nga sistemi diktatorial komunist, e cila në mendimin tim ka një përgjegjësi të madhe edhe si inxhiniere e kohës së diktaturës, është më shumë se turp.

Të mburresh me investimet për banorët që humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti, kur rindërtimi në të shumtën e rasteve bëhet nga qeveri dhe paratë e taksapaguesve të shteteve mike siq është Turqia apo vende tjera, por edhe me iniciativa shumë të dyshimta dhe jo transparente si puna e Elvis Nacit, nuk është tjetër përveq një mashtrim i rradhës.

Të flasësh për drejtësinë, prokurorinë kur ke qenë në pushtet për 8 vite, dy mandate, nuk do më shumë koment!

Dhe e fundit, shkollat dhe pamjet e bukura 3D, në kohën kur Shqipëria po lëngon në mungesë të profesionistëve të lëmive të ndryshme, tregon ku gjendet shkolla shqipe sot.

Vetëm këto të thëna nga vetë miza e kalit Elisa Spiropali, mjaftojnë të kuptojmë gjendjen ku gjendet Shqipëria.

Të flasësh për zhvillim ekonomik në kohën kur shqiptarët jan kampion botëror të ikjes, shprënguljes nga Shqipëria, këtë mund ta dëgjosh vetem nga një mizë kali, si Spiropali.

Në anën tjetër, Partia Demokratike, ka kaluar edhe kohën më të fundit që të filloj një reformë reale brenda saj, duke ju dhënë mundësi atyre që dinë të përballen me të keqen që e ka kapur Shqipërinë.

Jashtëzakonisht i befasuar me qetësin e zonjës Duma, kulturën e debatit dhe radhitjen e fakteve para një politikane që në cdo argument nuk kishte asgjë tjetër përveq ndërhyrjes së patakt, pa edukatë dhe me gjuhën e arrogancës dhe mashtrimit 3D.

Përgëzime për zonjën Duma, dhe shpresojmë që zonjat si Spiropali, e ato si ajo që ende ju thurrin lavde shoqeve të Nexhmisë të përfundojnë në shportën e mbeturinave dhe turpit.