Molla të fërguara

Një desert i lirë dhe i shijshëm.

Përbërësit
½ kg molla
2 vezë
200 gr sheqer
pak kripë
pak rum
200 gr miell
250 ml qumësht
vaj për fërgim
sheqer pluhur

Udhëzimet

Hapi 1
Të kuqtë e vezëve, sheqerin, kripën e rumin bëjini bashkë.

Hapi 2
Në këtë masë shtoni edhe miellin.

Hapi 3 
Të bardhët e vezëve rrahini derisa të krijoni një shkumë të bardhë.

Hapi 4 
Shkumën e rrahur bashkojeni gradualisht me masën me miell.

Hapi 5 
Mollët qërojini, largojuni pjesën e mesit dhe pritini në thela të holla 1 centimetërshe.

Hapi 6
Thelat e mollëve kalojini në masën me vezë e fërgojini në vaj të nxehtë derisa të skuqen lehtë.

Hapi 7 
Spërkatini me sheqer pluhur e shërbejini.


Ju bëfshin mirë.