Molliqaj: Kurti dhe VV po sillen sikur Veriu s’është i Kosovës

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për qasje indiferente ndaj vendimit për karantinim të Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit.

Molliqaj ka thënë se Kurti nuk e ka folur asnjë fjalë përë këtë gjë dhe po sillen sikur veriu nuk është i Kosovës.

“Çka është edhe më shqetësues është fakti që Kurti dhe VV nuk e thanë as edhe një fjalë për këtë gjë. Kjo parti që proklamonte me zell idenë e bashkimin e Mitrovicës, ide mbi të cilën është rritur politikisht dhe me vota, sot zgjedh heshtjen përballë veprimeve të dëmshme të Serbisë. VV tani po sillet sikur veriu i Kosovës nuk është as pjesë e jona, sikur qeveria e udhëhequr prej tyre nuk e ka për obligim që të ndërmerrë veprime për të parandaluar cënimin e integritetit e sovranitetit të Kosovës e në anën tjetër mundohet me çdo kusht të sabotoj dialogun me Serbinë i cili do të mund të ndalonte përfundimisht këto veprime të Serbisë”, ka thënë Molliqaj.