Mot i ndryshueshëm dhe jostabil në pesë ditët e ardhshme

Në pesë ditët e ardhshme, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil.

Të hënën parashihet të ketë reshje shiu të cilat vende-vende do të shoqërohen me fjolla bore.

Nga e marta deri të enjten do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Nga pasditja e së enjtes, kryesisht gjatë natës parashihen reshje kryesisht në formë bore dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Sa i përket fushave barike, pos ditës së hënë, ditët tjera do të kenë ngritje, dukshëm mbi vlerat e normales. Masat e ajrit do të kenë qarkullim të mjaftueshëm dhe do të ndikojnë pozitivisht në cilësinë e ajrit.

Temperaturat minimale parashihen të bien deri në -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi deri 11m/s.