Moti sot dhe nesër në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër temperaturat minimale do të bien në 3 gradë Celsius e maksimalet në 20.

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të jenë tipike vjeshtore, ato do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-4m/s”, njofton IHMK.