Moti sot në Kosovë

Një front i ftohtë që po sjell masa të ftohta polare nga veriu i kontinentit pritet të kalojë sot mbi Kosovë.

Nga sot, ditë e mërkurë, sipas IHMK-së, mbi rajon do të shtrihen zona anticiklonike, që do të favorizojnë mot më stabil, me intervale më të gjata me diell por të ftohtë, e me ngrica në orët e mëngjesit.

Ditën e sotme, cilësia e ajrit pritet të përmirësohet ku vlerat do të sillen përreth vlerave mesatare, mirëpo me shtrirjen e anticiklonit mbi rajon nga dita e mërkurë, nuk parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, ndaj vlerat e cilësisë së ajrit do të kalojnë në vlera të pashëndetshme.

Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-12m/s. Indeksi UV: 1.