fbpx

Mousse çokollate

Ky desert i lehtë dhe i shijshëm, fare lehtë mund të përdoret edhe si krem ëmbëlsirash. Provojeni e do të bindeni.

Përbërësit
120 gr çokollatë e zezë
2 vezë
pak kripë
30 gr gjalpë
4 lugë gjelle sheqer
½ lugë gjelle lëvore portokalli

Hapi 1
Çokollatën shkrijeni bashkë me gjalpën dhe lëreni të ftohet pak.

Hapi 2
Ndani të kuqtë nga të bardhët e vezëve.

Hapi 3
Të bardhët miksojini me pak kripë derisa të fitoni një shkumë të fortë.

Hapi 4
Pastaj shtojini 2 lugë gjelle sheqer.

Hapi 5
Të kuqtë e vezëve rrahini bashkë me 2 lugë gjelle sheqer e më pas ziejini në avull duke i trazuar vazhdimisht për disa minuta.

Hapi 6
Më pas hidhini tek çokollata e shkrirë. Shtoni edhe lëvoren e portokallit të grirë në rende

Hapi 7
Tek çokollata shtoni gradualisht edhe të bardhët e rrahur të vezëve.

Hapi 8
Masën homogjene më pas zbrazeni në kupa xhami dhe lëreni të ftohet në frigorifer.

Ju bëftë mirë.