Muller kërkon largimin në janar, zbulohet arsyeja

Edhe historitë më të bukura të dashurisë janë të destinuara të mbarojnë. Ajo mes Thomas Muller dhe Bayern Munich zgjat prej 20 vitesh, por pas pesë pankikash rradhazi, divorci është në ajër. Coutinho sjell dinamizëm, rini dhe freski, ndaj edhe gjermani ka humbur vendin e tij prej titullari.

Nuk mjafton të jesh legjendë, në futbollin e sotëm. Për Niko Kovac nuk është më zgjedhja e parë dhe tashmë e dinë të gjithë, aq sa sipas asaj që shkruan “BILD”, futbollisti ka kërkuar shitjen në janar.

Ende herët për ta thënë, por kurrë mos thuaj kurrë, në futboll! Tërheqja? Nuk mbetet si opsion, pasi Muller e ndjen se ka ende energji. Me Leëandoëskin diamant në krye të sulmit me skemën 4-2-3-1, të kënaqet me një rol si fantazist është e vetmja zgjidhje, por starti i shkëlqyer i Coutinhos ka prishur planet e Muller.

Në pesë ndeshjet e fundit, mes Bundesliga dhe Champions League, Muller ka luajtur vetëm 66 minuta. Shumë pak për një kampion dhe Bayern e di. Pasi u la jashtë kombëtares, një tjetër goditje e fortë: është rezervë! Në janar, do të nisë gjuetia për të.